Përkrenarja e Skënderbeut
Përkrenarja është një fragment i një helmetë italiane të fundit të shekullit të 15-të. Përreth përkrenares është vendosur një brez bakri, i cili mban mbishkrimin gotik të vonë “Inperatorebt”. Mbishkrimi ndahet nga gjashtë rozeta lulesh.
“Inperator“ (si dhe “Imperator“) është një titull nderi që rrjedh nga latinishtja imperare (të sundosh, të komandosh). Në mesjetë ky titull përdorej kryesisht në lidhje me perandorët dhe mbretërit.
Një kokë dhie prej fletësh bakri të praruar i është vendosur përkrenares si zimir (zbukurim përkrenareje). Sytë e dhisë ndoshta dikur kanë qenë të zbukuruara me xham ose me gur me ngjyrë.
Përkrenarja e Skënderbeut, Gjysma e dytë e shekullit të 15-të, Muzeu i Historisë së Artit në Vjenë, Gjuetia dhe Armatura Perandorake, nr. inventari A 127 © KHM-Museumsverband